Per hir te se vertetes

Kjo eshte nje histori e vertete.

Ishte fillimi i vitit 2008. Tanush Shaska erdhi i ftuar nga kryeministri i vendit Sali Berisha, per te krijuar nje universitet modern ne Vlore.

Ndoshta nuk keni degjuar per Profesor Tanush Shasken. I njihni me mire hajdutet pa profesion qe dalin ne publik sepse duan tju qeverrisin, po jo kete njeri, ish- te persekutuar, qe u largua per ne Amerike ne fillim te viteve 90, ku perfundoi studimet e Doktoratures nen drejtimin e Profesor John G. Thompson, dhe eshte sot nje matematicien i njohur Shqiptaro-Amerikan me titull Associate Professor ne Oakland University, Michigan.

Profesor Tanush Shaska sot eshte nen gjykim ne gjykatat shqiptare per dy “krime” specifike:

1. Refuzoi ti firmose diplomen fallco te birit te nje gjykatesi.

2. Botoi nje liber cilesor matematike per nivelin universitar.

Per “krimin” e pare, profesor Shasken drejtesia shqiptare kerkon ta denoje me burg, per te dytin me gjobe.

Do te ndalem ne sejcilin “krim” me detaje.

I pari ishte fundi i nje beteje te gjate me sistemin e korruptuar te drejtesise qe profesor Shaska gjeti perballe ne perpjektjet e tij per te krijuar nje universitet modern bazuar ne meritokraci. Ne universitetin e Vlores asohohe “vlonin” rryshfetet. Mirepo te gjithe ata qe u pushuan nga puna per shkak te marrjes se rryshfetit, madje edhe ata qe u kapen ne flagrance ne ambientet e universitetit duke mare para ne dore nga studentet, e hodhen universitetin ne gjyq dhe fituan! Lloji mbron llojin. Gjykatat e korruptuara mbrojne pedagoget e korruptuar. Pedagoget e korruptuar prodhojne studente te korruptuar te cilet marrin diploma dhe behen prokurore e gjykates te korruptuar. Cikel i mbyllur.

Kush jane keta gjykates dhe prokurore? Jane te shumte, e disa prej tyre jane permendur ne kohe te ndryshme me emra dhe me bema ne kete faqe (uv blog).

Ne fillim te vitit 2010 erdhi ne univeritet nje gjykates me emrin Simo Kolagji qe kishte rregjistruar te birin ne Universitetin Kristal, Dega Fier. Ky gjykates i kerkoi profesor Shaskes ta transferoje te birin e Simos ne Universitetin e Vlores, e ti jape nje diplome ne juridik ne baze te “lendeve” qe i kishte blere tek “Kristali,” sepse i kishte gjetur te birit punen dhe i duhej vetem ajo “cope” diplome. Them “kishte blere,” sepse Kristali njihej athere per keto lloj gjerash, ashtu sic u vertetua nje vit me vone kur doli qe po ky Kristal i kishte dhene diplome djalit te Bosit pa qene asnje dite ne shkolle.

Profesor Shaska ia refuzoi kete “nder” qe i kerkoi gjykates Kolagji, dhe gjykates Kolagji e hodhi universitetin ne gjyq, ne gjykaten ku punonte vete, dhe shoku i tij i ngushte gjykatesi tjeter Fuat Muka, nxjorri nje vendim per te “detyruar” universitetin ti jape te birit te Simos diplome. Ketu keni vendimin e tij.

Universiteti i Vlores e apeloi vendimin dhe humbi ne te gjithe shkallet e gjyqesorit! Universiteti i shkruajti zyrtarisht Ministrise se Drejtesise, Presidentit, Keshillit te Larte te Drejtesise ne lidhje me kete ceshtje, po nuk mori asnje pergjigje. Titullari i atij institucioni, Kreshnik Spahiu, asokohe ishte duke themeluar Aleancen Kuq e Zi per te kundershtuar rregjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare, ndersa Bamir Topi si president i vendit qendronte ne maje te pirgut me pleh te krimbur qe quajme sistemi i drejtesise pa bere as “gek” as “mek.”

Askush nuk foli per te mbrojtur nje universitet publik dhe autonomine e tij nga sulmi i shtetit. Askush nuk e mbrojti Universitetin nga nje vendim i bazuar ne argumentin e “te drejtes kushtetuese te arsimit te larte.” A e keni lexuar kushtetuten? Askush nuk ka te drejte kushtetuese te veje ne universitet, aq me teper ne universitetin qe drejtonte profesor Shaska! Po pak rendesi ka kushtetuta!

Ne Shqiperi mos-respektimi i nje vendimi gjykate eshte dicka e padegjuar(?!). Nuk e di sa i pagoi Simo Kolagji gazetaret e emisionit Fiks-Fare, qe erdhen me vrap per te zbuluar kete rast unik, kur nje universitet publik refuzon te zbatoje vendimin e nje gjykate. Une isha duke vajtur ne zyre kur se nga mbiu dikush me mikrofon ne dore me Simo Kolagjin nga mbrapa qe me thoshte: “tani ta shikoni juve!”

E keni ne film nje copez te atij emisioni, ku une kuotohem duke thene qe “universiteti nuk do te zbatoje kete vendim gjykate.” Ne fakt ajo qe thashe ishte qe “universiteti nuk do ta zbatoje, sepse nuk mund te zbatoje kete vendim gjykate. Neqoftese e zbaton ate do te kryente nje fallsifikim. Do te ishte hera e pare qe nje universitet detyrohet te falsifikoje e te jape nje diplome falco i detyruar nga gjykatat. Jam gati te jap doreheqjen ne rast se kjo ndodh!” Mirepo Simua do ti kete paguar mire zoterinjte e emisionit Fare-Fiks per ti rregulluar fjalet e mia fiks si u duheshin.

Dicka qe nuk e kuptojne dot njerezit aty eshte qe une nuk e kam ndier veten asnjehere te lidhur ngushte me “karriken”. Kur dikush nuk me le te qete ne punen time, doreheqja prej saj eshte menyra me e civilizuar e veprimit.

Profesor Shaska dha doreheqjen ne Nentor 2010, pasi akuzoi publikisht ministrin e arsimit Myqerrem Tafaj, dhe Kryeministrin Sali Berisha, per shkaterrimin e arsimit te larte dhe krijimin e konditave ne te cilat ishte e pamundur te kryente detyren e tij si Rektor. Une gjithashtu dhashe doreheqjen nga posti i Zv. Rektorit dhe cfaredolloj posti tjeter qe mbaja dhe u ktheva perseri ne Kanada, ku jetoj e punoj i qete.

Mirepo keta nuk na kishin harruar.

Ne Maj te vitit 2011, Tanush Shaska dhe Ervin Ruci u paditen penalisht nga gjykates Simua dhe shoket e tij. (shiko ne fund te kesaj faqeje) Pa na informuar  asnjehere mbi akuzat e pa na u dhene mundesia per tu mbrojtur, para disa muajsh nje prokuror i ri me emrin Dorian Tafili kerkoi denim me burg per Shasken dhe Rucin. Gjykatesi Hektor Sinanaj i shpalli fajtor para nje muaji. Profesor Shasken e shpalli fajtor per pengimin a diplomimit te te birit te Simos. Mua me shpalli fajtor per pengimin e zbulimit te se vertetes me synim mbrojtjen e Shaskes nga zbulimi i “krimit” te tij.

Ciles te vertete? E verteta eshte kjo qe po shkruaj ne keto rreshta. Nuk kam fshehur asgje per te mbrojtur Shasken, ose kedo tjeter! Edhe sot do te beja pikerisht te njeten gje! Sepse ndryshe nga keta gjykates e prokurore, une nuk i kam borxh askujt, asgje, per vendin qe mbaj sot. Une jam i qete ne ndergjegje per gjithcka kam bere e thene, dhe do te beja pikerisht perseri te njeten gje, te te njejtat rrethana. Ndersa keta prokurore e gjykates do te vepronin sipas situates dhe “detyrimeve” qe kane ndaj atyre qe i kane vene ne ato poste. Degjova qe pasi e mbyllen kete ceshtje i ngriten ne detyre, Dorian Tafilin e vune krye-prokuror te rrethit te Vlores, ndersa Hektor Sinanin kryetar gjykate …

Juve mund te thoni me shume te drejte qe ne te gjithe boten nuk diskutohen vendimet e gjykatave, mirepo keto tonat nuk jane gjykata. Keto jane bordello te ligjit, ku (pa)drejtesia shitet e blihet. Rasti i mesiperm perben dicka te pa-precedent, madje edhe per standartet teper te uleta te ketij lloj prostitucioni gjyqesor. Tjeter gje kur sistemi perdoret thjesht per perfitim financiar, me kete gje jeni mesuar dhe e konsideroni normale. Kesaj rradhe sistemi i drejtesise eshte perdorur si mjet presioni dhe hakmarrjeje ndaj nje shkencetari te pafajshem. U kthye ne nje mjet inkuizicioni mesjetar. Dhe as nje media, institucion i pavarur apo force politike nuk pati guximin te thote asgje.

Keto emra te perlyer te sistemit te drejtesise qe po permend ketu me larte, jane thjesht disa personazhe qe pata fatin e keq qe tu degjoj emrin. Ka dhe shume te tjere qe per fat te mire nuk ua mbaj mend emrin. Jam i sigurt qe opinioni publik i njeh mire.

Per mua ky ishte fundi i persekutimit gjyqesor – per momentin. E verteta, eshte e vetmja pergjigje qe kam per te gjithe ata, qe i tremben realisht zbulimit te se vertetes.

Ndersa persekutimi i ish-Rektorit Shaska vazhdon akoma. Profesor Shaska eshte akuzuar ne nje proces te dyte gjyqesor edhe per nje tjeter “krim”, botoi nje liber matematike.

Neqoftese patet veshtiresi per ta gjetur “krimin” ketu me larte, ky i dyti eshte akoma me i veshtire per tu kuptuar megjithe perfshirjen e “elites” akademiko-shkencore-intelektuale shqiptare ne zbulimin e tij.

Ndoshta profesor Shaska nuk e dinte, po ne Shqiperi ekziston nje teknike e njohur per te pasuruar akademiket dhe pedagoget e universiteteve. Ata botojne nje liber qe zakonisht nuk e shkruajne vete, dmth thjesht vene studentet te bejne nje perkthim te keq te ndonje libri ne gjuhe te huaj dhe e botojne si te tyren. Pastaj i detyrojne te gjithe studentet ta blejne ate me nje cmim te kripur, neqoftese duan te kene shanse per te mare note kaluese. Keshtu qe u nxituan ti vene shenjen e barazimit per ta ulur “profesorin armik” ne nivelin e kesaj turrme “akademikesh”.

Profesor Shaska shkruajti nje liber ne nje fushe ku nje liber ekuivalent nuk ekzistonte ne gjuhen shqipe. Kalkulusin, qe eshte baza e cdo programi universitar ne boten e zhvilluar. Ky liber u be pjese e detyrueshme e kurrikules me vendim te senatit te universitetit te Vlores. Ishte nje levizje me vend ne nje universitet ku per shkak te masivizimit te arsimit te larte, shumica e studenteve ne vit te pare nuk dinin te benin as veprime te thjeshta me thyesa.

Mirepo, te paret qe u hodhen ne sulm publikisht kunder universitetit per kete ishin Ministria e Arsimit dhe Shkences me ne krye Nora Malajn, duke thene qe “po i detyroni studentet te mesojne matematike” ose “jo te gjithe duhet te mesojne matematiken per te mare diplome.”  Pastaj e hodhi kapelen ne ring edhe kryetari i akademise se shkencave, zoti Gudar Beqiraj duke thene pak a shume qe: “edhe une kam shume miq qe nuk jane matematikane, po qe mund te jene edhe me te zgjuar sesa une.” Ca donte te thoshte Gudari ishte qe matematika nuk te ben te zgjuar, sepse ai e konsideron veten matematikan e njeri te zgjuar (?!) jo nje militant te rendomte, i katapultuar ne maje te pirgut me plehra qe eshte bere sot Akademia e Shkencave, institucioni me i larte e shkences dhe arsimit ne Shqiperi! Pastaj folen me rradhe edhe disa “intelektuale” te tjere ne zinxhirin ushqimor akademiko-shkencor duke ofruar opinione te ngjajshme.

Keta intelektuale te shkences dhe shtetit ishin kaq koketrashe sa te besonin se universiteti po perpiqej ti bente studentet te “zgjuar” duke i detyruar te mesonin nga nje liber i sakte. Pastaj shteti vuri ne levizje kontrollin e larte te shtetit, per te pare si ishte puna e ketij libri, rrethanat e shitjes se tij ne universitet dhe per te ndeshkuar autorin e tij. Zyrtaret e kontrollit te larte te shtetit qendruan me muaj te tere ne universitetin e Vlores ne fillim te vitit 2011 per te zbuluar “krimet” e ish-Rektorit. Njeri prej tyre, Piro Ymeraj, mbahet mend kur tha ne pranine e disa punonjesve te universitetit dhe kolegeve te tij: “Cudi, si eshte e mundur qe Shaska nuk ka vjedhur?”

Keta zyrtare te kontrollit kishin ardhur me nje mision te qarte, te cilin nuk perpiqeshin as ta fshehin. Duhej gjetur dicka per te persekutuar ish-drejtuesit e universitetit. Vepruan jo si kontroll i shtetit, por si nje organ hetimor duke mare ne pyetje te gjithe, qe nga roja i deres e deri tek rektori i ri Albert Qarri, qe ishte ne fakt vegla e tyre dhe punoi me zell se bashku me disa sahanlepires te tjere per ti “ndihmuar” te gjenin “krimet” ekonomike te ish Rektorit. Dhe me ne fund, e gjeten!

“Krimi” i profesor Shaskes sipas tyre qendron ne faktin qe libri Kalkulus, u shit ne universitetin ku profesori ishte ne pozicionin administrativ te rektorit. Bazat e kesaj ceshtjeje ishin hedhur qe ne Tetor te vitit 2010 ku nje pjese e medias me shtytjen e Zv. Ministres se Arsimit, Nora Malaj,  trumpetuan nje lajm fals, sikur gjoja studentet po e blinin librin e profesor Shaskes per 110 dollare, kur ne fakt cmimi ishte vetem 35 mije lek te vjetra. Po sidoqofte, cfare rendesie ka cmimi? Ate e vendos botuesi, jo autori! Njesoj si ne kohe te Partise se Punes, ne Shqiperi po te duan te te denojne do ta gjejne nje shkak. Ne fund te fundit keta gjykates jane te njejtet gjykates qe dikur gjykonin njerez te pafajshm ne gjykatat ushtarake te rregjimit komunist. As qe ia vlen te merresh me logjiken e gjykimit te tyre.

Shteti i sotem shqiptar ka vendosur ta kryqezoje profesor Tanush Shasken, nje shkencetar i vleresuar ne fushen e tij dhe njeri me integritet te paster moral.

Ishte po ky shtet qe ne vend ta vleresonte njeriun i cili e ngriti Universitetin e Vlores ne vend te pare ne Shqiperi per sa i perket akvititetit shkencor, e sulmoi ate. Sepse ne mendjen e ketyre njerezve universiteti vleresohet per kapacitetin qe mbart per te punesuar militantet e partise ne pushtet, jo per produktin e tij, qe jane studentet dhe veprimtaria shkencore. Perkundrazi titullaret e Ministrise se Arsimit dhe Shkences dolen publikisht per te vene ne dyshim kete pune shkencore dhe keto organizata te huaja te vleresimit te cilesise se arsimit te larte, qe e renditen Universitetin te Vlores ne vend te pare. Pastaj dolen dhe thane qe matjen e sakte do ta bente vete ministria me ane te nje te kontraktuari prej tyre. Se perse u munduan kaq shume per te matur cilesine e universiteteve shqiptare qe jane te gjithe pak a shume te gjithe nga nje zero me xhufke nga cilesia, jam i sigurt qe ky ishte shkaku. Ja edhe zanafilla e projektit te matjes se cilesise te universiteteve shqiptare qe te gjithe e dini se si perfundoi.

Pse jua them te gjitha keto? Une nuk jam as ne ndonje parti te madhe as te vogel. Nuk jam as minorance as maxhorance. Une jam vetem nje. Une. Nuk kerkoj voten tuaj. Nuk me duhet fare! Nuk dua tju mbush mendjen per te mare ndonje vleresim. Nuk kerkoj te jetoj si juve. Thjesht po reflektoj mbi 4 vjet te jetes sime qe punova per ti sherbyer vendit tim te lindjes, ne te cilin nuk besoj se do te dua te kthehem me. Jo sepse nuk me pelqen vendi im. Nuk me pelqen shteti i nje pakice te korruptuarish qe qeverris e qete me ndihmen e nje turrme injorantesh.

Cili eshte shteti shqiptar sot? Nje strukture e perbere nga hajdute e kriminele, te medhenj e te vegjel. E pranojme tani qe kur nje “akademik” vjedh si nje “xhepist” kur del jashte shtetit me pushime, thuhet qe, “he mo cfare vodhi ky?” E pranojme pra qe te te gjithe vjedhin, qe nga kryeministri e deri tek mesuesi i kopshtit. Keshtu i edukoni edhe femijet tuaj. I mesoni te vjedhin nga te mundin, nga njeri tjetri, nga prinderit e tyre. Te marrin nje diplome qe nuk e meritojne. Nje vend pune qe nuk u takon. Eshte i vetmi mesim qe i vlen femijes tuaj ne Shqiperi. Mos harroni qe nje dite do ta paguani vete koston e mesimit te nje morali akoma me te ulet sesa juaji.

Ky shtet te cilit sapo i festuat 100-vjetorin eshte nje kufome, te cilen e hane vazhdimish me mijra krimba, te medhenj e te vegjel. Tani nje gjymtyre e krimbur e ketij shteti kerkon te denoje nje njeri te ndershem dhe te afte.

Sepse refuzoi te kthehej ne krimb. Sepse nuk kishte rruge tjeter.

Ky ishte i vetmi “krim” i tij.